Celebrities Gossip Showbiz

Vuan nga sindroma që nuk e lë të dobësohet, Bebe Rexha tregon se sa po vuan!

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Bebe Rexha, vitin e kaluar bëri të ditur publikisht se vuan nga sindroma e vezoreve policistike. Sindroma e vezoreve polikistike (PCO-S) është një çrregullim hormonal i shpeshtë tek gratë në moshën riprodhuese, e cila si efekt anësor ka shtimin në peshë. 33-vjeçarja prej kohësh ka shprehur se pesha e tepërt e saj vjen si pasojë e kësaj sindrome.

“O Zot i madh a keni PCOS?”, ka pyetur një ndjekës Bebe Rexha-n në Twitter, së cilës ajo i është përgjigjur duke thënë: “Po, sapo e mora vesh kohët e fundit”. Ndërkohë një ndjekëse tjetër pohoi se gjithashtu vuan nga kjo, duke i shkruar: “Njësoj, PCOS ta shpif dhe është kaq e vështirë për të humbur peshë, por kaq e lehtë për ta fituar atë”.

Artistja shqiptare e rishpërndau këtë status në Twitter, duke pohuar: “Është më e tmerrshmja”. Interpretuesja e hitit “In the name of love” shkruajti se ka plot gra që vuajnë nga sindroma e vezoreve policistike, por nuk e dinë këtë. “Shumë gra e kanë atë dhe nuk e dinë”, i shkroi ajo një fanseje e cila i tregoi se gjithashtu kishte kuptuar shtatorin e kaluar se kishte PCOS.

Rikujtojmë, se Rexha është shpallur si artistja femër që ka qëndruar më gjatë në top listat e Billboard, për zhanret “Country” dhe “Dance/Electronic”. Këto rekorde vijnë falë dy këngëve të saj shumë të suksesshme, “Mean to be” në bashkëpunim me Florida Georgina Line dhe “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me David Guetta.