Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

“Është kthyer në një tornado që shkatërron çdo gjë…”/Elton Tozaj pro largimit të Ilnisës nga shtëpia e “BBV”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio ish-konkurrenti i “Big Brother” Elton Tozaj. Si e komenton Tozaj qetësinë e disa prej banorëve të “BBV” pas daljes së Eglës nga shtëpia?

Lojtari kryesor iku dhe ata normalisht duhet të ishin të lumtur e të gëzuar përveç Romeos që qau.(qesh) Videoja ku Egla shfaqej në Dhomën e Bardhë ka thyer rekord apsolut në të gjithë historinë e “BBV”. Rrjeti në gjuhën popullore u shklye, të gjithë donin të dinin se ku është Egla. E kam dashuruar si personazh Eglën që në fillim, me uljet dhe ngritjet e saj. Në një shtëpi të atillë do të bësh gabime, por mënyra si dilte nga situata Egla ishte shumë fine dhe e pranueshme. Ajo që më pëlqeu shumë dje te Egla ishte që ishte përshtatur aty brenda e izoluar dhe tha është dikush këtu që po flas me të, kishte shkruajtur edhe për nënën e saj dhe ajo që më preku shumë ishte mesazhi që i kishte shkruar nipit që vuan nga autizmi. Më në fund u shfaq Egla që askush nuk e njeh brenda.

Heidi e përjetoi shumë keq ikjen e Eglës, a ka miqësi të sinqerta brenda shtëpisë së “BBV” sipas Eltonit?

Heidit nëse do i dhimbsej Egla do ndërhynte në sherr. Miqësi të sinqertë ku në mes janë 100 mijë euro nuk ka, është e pamundur.

Përqasja e Meritonit dhe Ilnisës ndaj Eglës pasi u futën në Dhomën e Bardhë?

Pashë një shtrirje dore nga Egla, një gjysmë pranimi nga Meritoni dhe një refuzim total nga Ilnisa. Mendoj se Meritoni dhe Egla shpëtojnë dhe Ilnisa largohet. Ilnisa është kthyer në një tornado që shkatërron çdo gjë, shkatërroi dhe vet Metitonin, e futi nën sqetull duke menduar që po bënte lojë perfekte. Shumica e gjërave aty kanë ndodhur jo se ka dashur Meritoni por sepse i ka biseduar me Ilnisën. Meritoni me Eglën mendoj se do të bëhen aleatë me ikjen e Ilnisës sepse me mungesën e saj në lojë Meritoni do të ndryshojë 360 gradë.