Celebrities Magazine Showbiz

Eventi i famshëm mbushur plot me yje, çfarë i bashkoi Kim Kardashian, Jennifer Lopez dhe Oprah?!

Kim Kardashian, Jennifer Lopez dhe Oprah Winfrey u shfaqën të përqafuara në një selfie në një event të mbushur me yje. Tre figurat e famshme dukeshin të përsosura teksa pozuan para kamerës në festën e 25-vjetorit të markës së Anastasia Soare. Ishte një festë e dyfishtë pasi Oprah Winfrey gjithashtu mbushi 69 vjeç gjatë fundjavës.

Aktiviteti, i cili festoi 25 vjetorin e markës Anastasia, ftoi 25 gra ikonike që frymëzuan udhëtimin e saj. Këto fytyra të famshme përfshinin Sharon Stone, Heidi Klum, Priyanka Chopra, Cindy Crawford, Gayle King, Alessandra Ambrosio, Jessica Alba dhe shumë të tjerë. Duke ndarë foton e tyre në Instagram, J-Lo shtoi mbishkrimin:

Darkë e bukur mbrëmë duke festuar 25 vjetorin e Anastasia-s.

Krijuesja e hitit “Let’s Get Loud” dukej magjepsje në një fustan të bardhë të tejdukshëm me qafë të lartë me një model temine ari. Ajo i kishte kapur flokët e saj në ngjyrë mjalti në një topuz të lartë dhe mbante si aksesor një palë vathë argjendi të varur. Kim, nga ana tjetër, kishte veshur një fustan ngjyrë kafe pa rripa, i cili theksonte format e saj dhe shtoi dy varëse kryq rreth qafës. E pranishme ishte edhe mamaja e saj Kris Jenner, ku dyshja pozuan së bashku në makinë në rrugën e tyre për në festë.

Oprah dukej rinore si kurrë më parë me një xhaketë me xixa dhe pantallona në ngjyrë kafe. Ajo kishte veshur një bluzë të bardhë dantelle nën kostumin e saj dhe shtoi një palë vathë të mëdhenj diamanti. Ylli i “Modern Family”, Sofia Vergara, ishte gjithashtu e pranishme dhe e mbajti pamjen e saj të thjeshtë me një fustan të zi dhe i la të lira flokët e saj brune.

J-Lo ka pozuar edhe me vetë Anastasian, e cila dukej elegante me një xhaketë të zezë dhe kishte stiluar flokët e saj bjonde me kaçurrela. Jennifer postoi në Instagram për të ndarë një pamje të veshjes së saj të plotë për natën, ndërsa shtoi një xhaketë me pupla për më shumë magjepsje. Kim gjithashtu ndau një foto të Oprah-s, ndërsa ajo u suprizua me një tortë ditëlindjeje në festë. Ajo shkroi:

Gëzuar ditëlindjen Oprah. Sharon Stone e tha më së miri mbrëmë duke thënë se ju jeni bota për botën! Gëzuar ditëlindjen!