Bota Botë e Çuditshme

Familja e identifikoi nga tatuazhi, trupi i të riut të zhdukur gjendet brenda një peshkaqeni!

Pjesët e trupit të një njeriu që u zhduk në fillim të këtij muaji duket se janë gjetur brenda një peshkaqeni. Diego Barria, një 32-vjeçar, baba i tre fëmijëve, u pa për herë të fundit duke hipur në automjetin e tij pranë brigjeve të provincës jugore Chubut të Argjentinës më 18 shkurt.

Të dielën herët në mëngjes, dy peshkatarë i raportuan rojes bregdetare lokale se kishin kapur tre peshkaqenë afër vendit ku ishte gjetur automjeti i Barria. Familja e burrit e njohu atë për shkaks të një tatuazhi që kishte në njërën prej pjesëve të trupit, megjithëse do t’i nënshtrohen gjithashtu testit të ADN-së për të konfirmuar identitetin e tij. Nuk është e qartë se çfarë ndodhi, por hetimet vazhdojnë.

Automjeti i dëmtuar i Barria u gjet në një plazh pranë Rocas Coloradas dy ditë pasi ai u zhduk. Së fundmi, një ekosistem i ri është zbuluar 500 metra në thellësi të Oqeanit Indian, aty ku peshkaqenët e uritur kanë krijuar kurthin ideal për të drejtuar ushqimin e tyre me karkaleca. Shkencëtarët e kanë quajtur atë si “Zona e Kurthit”, ndërsa e kanë përshkruar atë si një “oaz të jetës” në mes të një “shkretëtire” të madhe oqeanike poshtë ishujve Maldive.