Celebrities Showbiz

Fansat e Kylie Jenner po aludojnë se ajo mund të ketë sjellë në jetë fëmijën e saj!

Kylie Jenner bëri bujë të madhe kur lajmëroi për shtazëninë e saj të dytë dhe tashmë fansat kanë filluar të aludojnë për ardhjen në jetë të fëmijës. Shumë thonë se ajo ka lindur fshehurazi. Por çfarë i bëri ata që të mendojnë këtë?

Në një foto të fundit që Travis Barker ka shpërndarë në rrjetet sociale, fansat e Kylie Jenner besojnë se ajo ka lindur. Ndjekësit fillimisht spekuluan se modelja kishte lindur tashmë pasi motra e saj Khloe Kardashian postoi një foto të vajzës së Kylie-t, Stormi e veshur me maskë në një mbledhje Krishtlindjesh.

Kunati i ardhshëm i Kylie, Travis, mund të ketë ndarë një tjetër të dhënë se 24-vjeçarja ka lindur. Ndërsa bateristi i Blink-182 u pa duke parë filmin klasik të Krishtlindjeve, “How the Grinch Stole Christmas”, kishte diçka në foto që i bëri fansat të dyshonin.

Në pamje shihet ekrani i televizorit së bashku me dekorimet e Krishtlindjeve dhe një tavolinë kafeje me një vazo me trëndafila të kuq, libra dhe një filxhan çaji. Megjithatë, vëmendjen e fansave e tërhoqi një objekt tjetër në tavolinë.

Një shishe bebeje e mbushur përgjysmë ishte lënë në tavolinën e kafesë duke shkaktuar spekulime se shishja i përkiste të porsalindurit të Kylie. Postimi u rishpërnda në një faqe të fansave të Kardashian, “Kardashian News”, ku fansat ndanë teoritë e tyre.

Rikujtojmë se, me rastin e Krishtlindjeve Kylie vendosi t’i bëjë Stormi-t dhuratën më të bukur. Milionerja 24-vjeçare, tregoi kotelen e saj të re në një tre klipe në Story-t e saj në rrjetin social Instagram teksa festonte festën e Krishtlindjeve. Në pamjen e parë, macja në ngjyrë portokalli dhe të bardhë ulet në barkun e rrumbullakosur të Jenner-it, ndërsa ylli i “KUWTK” ledhaton fytyrën e maces ndërsa është ulur pranë oxhakut me pizhame festive.