Celebrities Showbiz

Fansat ‘kryqëzojnë’ reperen Iggy Azalea! Cili ka qenë shkaku?!

Reperja e njohur australiane, Iggy Azalea duket se është sërish në qendër të kritikave nga fansat. Si për çudi, kësaj here shkak është bërë ngjyra e saj e lëkurës. Këngëtarja ka një ngjyrë karakteristike të lëkurës së saj, shumë të bardhë. Megjithatë, kjo ngjyrë në foton e publikuar së fundmi nuk duket gjëkundi.

Lëkura e errësuar e Iggy-it i bëri njerëzit konfuzë dhe një pjesë tjetër nisën ta akuzonin se ajo do dëshpërimisht të ngjajë si dikush me ngjyrë, por thjesht nuk mundet dot.

Australianët dinë të nxihen shumë mirë, por je nxirë jashtë çdo mundësie tënden natyrale, moj vajzë!

E njëjta gjë ndodhi dhe javën e kaluar, kur këngëtarja publikoi projektin e saj të fundit muzikor, të titulluar “I Am the Strip Club”.

Iggy u përball me të njëjtat akuza, por duket se nuk e vrau shumë mendjen. Ajo u përgjigj këtyre komenteve:

Unë kam ngjyrën që kam patur gjithmonë, vetëm se jam në një dhomë me ndriçim tjetër dhe me drita të kuqe. Gjithçka që kam bërë është thjesht se kam provuar një ngjyrë të re flokësh.

Rikujtojmë se, së fundmi Iggy Azalea ka mbështetur publikisht këngëtaren Britney Spears, pas telasheve të saj lidhur me kujdestarinë, duke shprehur se vetë ajo ka qenë dëshmitare ndaj sjelljeve të të atit të Britney-t.