Celebrities Film & Tv

“Fast and Furious 10” do të publikohet në këtë datë…

Vazhdimi i dhjetë i sagës së “Fast and Furious” do të nisë shfaqjen në kinema në prill të vitit 2023 sipas “Entertainment Weekly”. Xhirimet për vazhdimin e dhjetë të filmit do të fillojnë në janar të vitit 2022, ndërsa regjisor do të jetë Justin Lin. Ai ka drejtuar pesë filma të “Furious” deri më tani, përfshirë këtu dhe serinë e nëntë.

Ende nuk ka shumë detaje, por pritet kthimi i aktorëve kryesorë të filmit. Mësohet se Dwayne Johnson nuk do të jetë pjesë e kastit për shkak të mosmarrëveshjeve me Vin Diesel. Jason Statham pritet të kthehet pasi u shfaq shkurtimisht në filmin “Fast 9”, kurse thuhet se Gal Gadot do ta shohim në rolin e Gisele, edhe pse personazhi i saj u vra në “Fast & Furious 6”.

Vdekja e personazheve nuk i ka penguar skenaristët që aktorët të vijnë përsëri në jetë, shembulli për këtë është Han, i luajtur nga Sung Kang. Ky i fundit ka deklaruar se:

Unë mendoj se ka vetëm një fjalë, Gisele. Të gjitha rrugët të çojnë te Gisele. 

Gjithashtu mendohet se dy filmat e ardhshëm do të tregojnë një histori të zgjeruar me të cilën saga do të përfundojë më në fund. Pavarësisht vonesave për shkak të pandemisë, filmi “Fast 9” fitoi 681 milionë dollarë nga shfaqja në gjithë botën.

Rikujtojmë se, makina e famshme e vitit 1994, Toyota Supra që drejtohej nga i ndjeri Paul Walker në filmin “Fast and Furious” u shit për 500,000 dollarë plus 60,000 dollarë në tarifat e ankandit gjatë fundjavës. Kjo veturë është përdorur për xhirime të brendshme dhe më pas është rivendosur për personazhin Slap Jack për vazhdimin e “Fast and Furious”.