Celebrities Health & Beauty Lifestyle Live From Tirana

Fatma Haxhialiu rrëfen për TAR disa nga eksperiencat më dramatike të vajzave me menstruacione!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar gazetarja e njohur Fatma Haxhialiu për të na folur më shumë rreth fushatës së quajtur “Lets talk period”. A është ende turp të flasësh për mentruacionet? Për këtë e shumë të tjera zbuloni duke klikuar në këtë link. 

Ndërkaq, cilat kanë qenë rastet më ekstreme, më të çuditshme që Fatma ka pasur në takimet me vajzat e reja?

Pjesë e fushatës sonë kanë qenë edhe djemtë sepse edukimi duhet të bëhet tek të dyja gjinitë. Kur pyeta njërin nga djemtë se a ke blerë ndonjëherë pecetë higjienike për motrën ose mamanë, tha: ‘unë kur kam vajtur më ka thënë mami mos i thuaj që dua pecetë higjienike por llokume dhe kur të ikin njerëzit e tjerë thuaja tek veshi’. Tani shitësi e ka kuptuar që kur i thotë dua llokume dëshiron pecetë higjienike. Një 15 vjeçare ende nuk kishte blerë peceta higjienike akoma për veten e saj. Një tjetër vajzë është detyruar të lërë shkollën pasi familja dha vendimin që nuk duhet të shkojë më në shkollë sepse pale çfarë rruge merr.

Kjo shkon kundër të drejtave themelore të njeriut. Një tjetër histori dramatike që më ka prekur ka qenë njëra e cila teksa po lahej, mamaja po e ndihmonte me flokët dhe në atë moment i vjen cikli menstrual. Mamja e ka rrahur dhe i ka thënë ‘vdeksh’. Vajza kaloi një traumë sepse nuk e kuptonte çfarë po ndodhte me të dhe pse nëna e saj e urrente. Kjo gjë duhet ulëritur sepse kjo sjellje sjell trauma të frikshme te fëmijët. Edhe unë vet personalisht kam pasur turp të shkoja në tualet ose për të dalë për të blerë peceta higjienike sepse nuk kisha si t’i thoja mësueses. Disa prej këtyre mësueseve vazhdojnë të jenë po kaq injorante. Është e tmershme mos të kesh mbështetje.