Celebrities Gossip Showbiz

FBI bastis shtëpitë e reperit të njohur Sean “Diddy” Combs!

Shtëpitë e reperit të mirënjohur Sean “Diddy” Combs, i njohur gjithashtu si Puff Daddy, në Los Anxhelos dhe Majamit u bastisën nga agjentët e FBI si pjesë e një hetimi federal për sulm seksual. Sipas mediave amerikane, qëllimi i hetimit ishte sekuestrimi i telefonave dhe kompjuterëve përpara një udhëtimi të planifikuar të reperit 54-vjeçar jashtë SHBA-së.

Gjatë bastisjes së FBI-së ata që u përpoqën të largoheshin nga shtëpitë u arrestuan. Mes të arrestuarve ishin djemtë e Diddy, Justin, 30 vjeç dhe King, 25 vjeç. Të dy bastisjet në Kaliforni dhe Florida u kryen nga Task Forca e Sigurisë Kombëtare për Trafikimin e Njerëzve, bazuar në një urdhër kërkimi të lëshuar nga Distrikti Jugor i Nju Jorkut.

Katër padi për sulme seksuale janë ngritur kundër një prej reperëve dhe milionerëve më të famshëm, duke përfshirë një të mitur. Ai ka mohuar akuzat ndaj dhe është e paqartë nëse hetimi ka lidhje me ndonjë nga akuzuesit. Ish-e dashura e tij Cassie, emri i vërtetë i së cilës është Casandra Ventura, ishte e para që e akuzoi Diddy-n për përdhunim, sulm dhe abuzim fizik të përsëritur në një padi të nëntorit 2023, të siguruar nga Us Weekly në atë kohë.

Reperi i njohur 50 Cent ka njoftuar se kompania e tij e prodhimit është duke punuar në një dokumentar rreth akuzave ndaj Sean “Diddy” Combs për sulme seksuale. Reperi i “In Da Club” publikoi në Instagram një fragment të asaj që ai ka filmuar deri më tani, ku shfaqet ish-reperi i Bad Boy Records, Mark Curry, i cili shihet në video duke pretenduar se Diddy do t’i hidhte alk00l grave që merrnin pjesë në festat që ai organizonte.

Rikujtojmë, se së fundmi djali i madh i Sean “Diddy” Combs u arrestua pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur. Justin Combs u vu në pranga pasi kaloi një semafor të kuq rreth orës 8:00 të mëngjesit pranë Beverly Hills, Kaliforni. Kur autoritetet ndjenë erën e alkoolit që dilte nga automjeti i 29-vjeçarit, ata kryen një test. Për t’u liruar ai duhej të paguante 5000 euro. Mësohet se atë ditë që u arrestua Justin u lirua.