Gossip

Skandalet dhe burgu ia “ngrijnë” pasurinë? Çfarë ndodhi me vilën famëkeqe të Diddy-t?

Reperi dhe producenti amerikan Sean “Diddy” Combs raportohet se ka hequr nga shitja vilën e tij luksoze në SHBA, një pronë që prej vitesh lidhej me festa ekstravagante dhe polemika të shumta. Vila kishte qenë në treg për më shumë se një vit, me një çmim rreth 53 milionë euro, por pa arritur të gjejë blerës.

Ky vendim vjen rreth dy muaj pasi mediat amerikane raportuan se Combs u dënua me katër vite burg federal për transportim personash me qëllim prostitucioni. Deri tani nuk ka një deklaratë zyrtare për arsyet e tërheqjes së pronës nga tregu.

Bëhet fjalë për një vilë superluksoze me 10 dhoma gjumi dhe 13 banjo, të blerë nga Combs në vitin 2014 për rreth 40 milionë euro.

Prona mori vëmendje të madhe në mars 2024, kur u bastis nga agjentë federalë në kuadër të hetimeve për trafikim njerëzish dhe shfrytëzim.

Sipas prokurorisë, gjatë bastisjes u sekuestruan sende që u përdorën si prova në gjyq, ndërsa vila dyshohet se ishte përdorur për organizimin e festave të ashtuquajtura “freak off”, ku Combs akuzohet se shfrytëzonte ndikimin e tij për të abuzuar me gra.

Pas arrestimit dhe publikimit të detajeve tronditëse nga hetimet, interesi i blerësve ra ndjeshëm, duke e kthyer vilën nga simbol luksi në një barrë të vështirë për t’u shitur.