Celebrities Gossip Showbiz

Fejohet në moshën 79-vjeçare ikona e muzikës rock Mick Jagger!

Mick Jagger ka njoftuar fejesën me të dashurën e tij, Melanie Hamrick. Fejesa e ikonës së rock-ut me 36-vjeçaren Hamrick vjen pas disa muajsh aludimesh, pasi ajo vendosi një unazë në gishtin e saj të fejesës si një “unazë premtimi”. Burime pranë ish-balerinës kanë treguar se ajo ia ka dhënë lajmin miqve gjatë një udhëtimi të fundit në Nju-Jork.

“Melanie ishte në Teatrin Amerikan të Baletit dhe po u thonte miqve të saj se ishte fejuar me Mick. Ajo zbuloi se unaza e saj është një unazë fejese dhe tani është e fejuara e tij. Familja e saj gjithashtu e ka kuptuar që ata janë fejuar dhe janë të emocionuar”- tha një burim për “The Mirror”.

“Nuk ka plane për martesë, por do të thotë shumë për Melanie të fejohet. Të gjithë miqtë e saj janë të lumtur për të”, shtoi burimi. Hamrick dhe 79-vjeçari u takuan 9 vjet më parë në një koncert në Tokio dhe ndajnë një djalë 6-vjeçar që quhet Deveraux.