Health & Beauty Lifestyle

Femra më seksi në botë për vitin 2022!

29-vjeçarja Paige Spiranac është shpallur nga revista “Maxim” si femra më seksi në botë, për vitin 2022. Golfistja amerikane tha:

Për mua, të jesh seksi do të thotë të kesh vetëbesim dhe të ndihesh mirë me veten. Gjithmonë jam përpjekur të qëndroj besnike ndaj vetes gjatë rrugës sime jokonvencionale dhe tani jam shumë krenare që po ndjek kaq shumë gra të mahnitshme që kanë mbajtur titullin vite para meje.

Spiranac është shumë e famshme në rrjetet sociale. Në Instagram, ajo ka rreth 3,5 milionë ndjekës. Rikujtojmë, se Ana Maria Markovic, pjesëtare e ekipit përfaqësuese të Kroacisë, është shpallur si futbollistja më e bukur në botë.

Mirëpo në deklaratën e bërë së fundmi 22-vjeçarja ka thënë se i pëlqen që e konsiderojnë të bukur, mirëpo nuk dëshiron të konsiderohet si femra ‘më seksi’ e futbollit, pasi merr mesazhe me përmbajtje të papërshtatshme nga meshkujt.

Bukuroshja është duke e ndërtuar karrierën futbollistike te klubi zviceran, Grasshoppers, ku luan nga viti 2020, ndërsa është e rregullt me postimet sensuale në Instagram, ku aktualisht ndiqet nga më shumë se 627 mijë fansa.