Celebrities Showbiz

Fifi feston sot ditëlindjen dhe urimi më i ëmbël erdhi nga partneri i saj, Adisi!

Fifi padyshim që është një nga këngëtaret me zërin më të mirë dhe këngët e saj shumë të ndjera që prekin zemrat e publikut kthehen menjëherë në hite. Së fundmi, Fifi është përfolur edhe për eksperiencën e saj në “Big Brother VIP” dhe është komentuar shumë herë për jetën e saj personale.

Ajo gjithmonë ka bërë kureshtarë fansat edhe pse nuk tregoi asnjëherë nëse është apo jo në një lidhje dashurie, derisa bukuroshja e zbuloi vetë pak ditë më parë ku gjatë një koncerti Fifi shihet teksa i dhuron një puthje partnerit të saj të ri, Adis Patushi , teksa i gjithë publiku brohoriti për çiftin e ri duke thënë në fillim “puthe”.

Ditën e sotme, këngëtarja e talentuar feston ditëlindjen e saj të 28-të. Në këtë ditë të shumtë kanë qenë ata, miq dhe kolegë, të cilët e kanë uruar Fifin me fjalët më të përzemërta.

Por sigurisht urimi më i veçantë dhe më i ëmbël ka ardhur nga partneri i saj, Adis Patushi. Adisi postoi disa foto ku shihej përkrah Fifit teksa zgjodhi fjalët më të bukura për të treguar rendësin që ajo ka në jetën e tij. Ai shkroi:

Dielli im, urime ditëlindjen! Ti je shpirti im dhe unë të adhuroj.

Rikujtojmë se, duket se pas jehonës së madhe që pati deklarimi i çiftit në publik, tanimë dyshja nuk kanë problem të tregojnë se ndajnë shumë kohë me njëri- tjetrin dhe të postojnë bashkë në rrjete sociale. Pak ditë më parë, me anë të një postimi në Instastory, ish- banori i “Big Brother VIP”, Kledi, i cili është njëkohësisht dhe kushëri i Adisit ka treguar pamje teksa çifti janë së bashku me familjarët e tyre, duke treguar kështu se gjërat e tyre janë shumë serioze.

Para pak kohësh, një foto e postuar nga të dy ata, ku i drejtoheshin njëri-tjetrit me fjalët “mami” dhe “babi”, ka mjaftuar që fansat e dyshes të aludojnë se Fifi mund të jetë në pritje të fëmijës së saj të parë me Adisin. Çifti nuk ka dhënë asnjë deklaratë tjetër lidhur me këto thashetheme dhe na mbetet vetëm të presim se çfarë do të zbulojnë ata në vazhdim.