Celebrities Gossip Music Showbiz

Fifi paralajmëron një surprizë: “Ndërkohë që të tjerët merren me virgjërinë time…”

Fifi është një artiste shumë e pëlqyer dhe e klikuar nga audienca që shpesh merr vëmendje me muzikën e saj, por gjithashtu dhe për jetën personale. Së fundmi, pas daljes nga shtëpia e ‘BBV’, Fifi ka qenë shumë e përfolur edhe për lidhjen e saj me Adis Patushin (i njohur në publik edhe si ish-partneri i modeles Adrola Dushi me të cilën ka dhe një djalë të vogël të quajtur Troi.

Një postim i Fifit para pak ditësh ka ‘trazuar rrjetin’ pasi fjalët e sajjanë konsideruar si ulje e figurës së gruas. Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar dhe gazetarja Zhaklin Lekatari me anë të një ‘video selfie’ mëngjesin e nesërm duke u shprehur shumë e indinjuar lidhur me fjalët e këngëtares. Dhe një kundërpërgjigje nuk ka munguar nga Fifi, e cila fillimisht postoi në Instastory një shprehje ‘thumbuese’ që dukej qartë se i drejtohej Zhaklinës.

Vetëm pak më parë Fifi ka postuar disa foto në ‘Instagram’ duke dhënë edhe një koment lidhur me këtë çështje dhe gjithashtu ka lajmëruar edhe një super këngë të re, por nuk e ka zbuluar se me cilin artistë do të jetë në bashkëpunim këtë herë.

Ndërkohë që të tjerët po merren me virgjërinë time unë po paralajmëroj që për nja 5-6 ditë del një super ‘Djegie’ me erëza “Tallavaje” 

….. Ft Fifi ? Gjejeni me kë

 

Vetëm pak ditë më parë bukuroshja lansoi bashkëpunimin e saj më të fundit me këngëtaren e njohur, Tuna e cila këto kohë ka pasur rikthmin e saj pas një periudhe mjaft të gjatë pauze. ‘Melaqe’, projekti që bashkoi dy artistet duket se po korr një sukses të madh pasi vetëm pak pas lansimit ka arritur plot 2 milion klikime në platformën YouTube.