Filmi “The Iron Caw” me Zac Efron është filmi i preferuar i këngëtares Adele për vitin e kaluar. Efron ka bërë një postim në Instagram në të cilin shihet Adele duke treguar se filmi i saj i preferuar për vitin 2023 është ‘The Iron Claw’. Adele tha se:
Natyrisht që ka shumë filma të mrekullueshëm, por nëse nuk e keni parë, “Iron Claw” ishte filmi im i preferuar i vitit. Nuk e di nëse shumë prej jush e kanë parë. Është një familje shumë e famshme amerikane e mundjes. Maestro ishte i mrekullueshëm. Ata ishin të gjithë të mrekullueshëm. Më ka mahnitur Zac Efron në ‘The Iron Claw’ dhe në fund kam qarë për dy orë. Kështu që filmi im i preferuar i vitit është “Iron Claw “.
Efron luan si Kevin Von Erich në film, i cili tregon historinë e ngritjes dhe rënies së familjes Von Erich, një dinasti e mundjes që ka pasur një ndikim të madh në sport nga vitet 1960 deri në ditët e sotme. Adele ka konfirmuar martesën e saj me Rich Paul. Dyshja u përfol se u martuan vitin e kaluar.
Ndërkaq, së fundmi duket se është konfirmuar gjithçka në shfaqjen komedike të të dashurit të saj Alan Carr në Los Angeles. Një spektator shpjegoi: “Isha në shfaqjen komedike të Alan Carr në LA sonte dhe Adele ishte në audiencë. Alan pyeti audiencën nëse dikush ishte martuar kohët e fundit dhe Adele bërtiti: “U martova”.
Ndërkaq, thuhet se Adele dhe Rich Paul kanë nënshkruar një marrëveshje paramartesore për të mbrojtur pasurinë e saj prej 220 milionë dollarësh. RadarOnline pretendon se miqtë e Adele ishin ata që e kërkuan të vendoste kontratën paramartesore për të mbrojtur pasuritë e saj. Adele ka një pasuri prej 220 milionë dollarësh për të mbrojtur, e cila përfshin fitimet e saj nga koncertet, shitjet e katër albumeve të saj dhe 34 milionë dollarë të tjera në shitje digjitale.