Celebrities Gossip Showbiz

Fjolla Morina në një lidhje të re dashurie?!

Kohët e fundit këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ka qenë në qendër të mediave rozë e shumë komentuar për lidhjen e saj me biznesmenin Fisnik Syla. Një lidhje kjo që u kurorëzua në martesë por që për pak kohë përfundoi gjithçka. Vetëm pak pas ndarjes, Fjolla ka publikuar së fundmi në rrjetin e saj social Instagram disa fotografi dhe ka nxitur menjëherë dyshimet tek fansat e saj se mund të ketë nisur një romancë të re dashurie.

Këngëtarja ka publikuar disa poza ku shfaqet në bagazhin e një makine, pranë një tufë me trëndafila në formë zemre dhe disa tullumbace po ashtu në formë zemre. Në mbishkrimin e fotove, bukuroshja vendosi një emoji zemre. Nuk besoj se mendoni se të tërë këtë surprizë kaq romantike Fjolla mund ta ketë marrë nga shoqëria e saj.

Përgjatë ditëve të fundit kanë qarkulluar lajme të ndryshme mbi jetën e Fjollës dhe Fisnikut. Para disa kohëve, Syla ka qenë i ftuar nëpërmjet një lidhjeje me Skype për emisionin “Wake Up”, ku ka folur për herë të parë për ndarjen e tij nga këngëtarja. Fisniku prej 23 vitesh jeton në Belgjikë dhe në fakt atje nuk është i panjohur për mediat, pasi ka qenë pjesë e politikës.