Celebrities Gossip Showbiz

Fotot më të fundit të Nora Istrefit thjesht do t’ju mahnisin!

Nora Istrefi njihet për pamjen e saj gjithmonë shumë seksi. Jemi mësuar ta shohim gjithmonë shumë të kuruar dhe jo pak herë na befason me daljet e saj si në këngë, ashtu edhe në daljet televizive që për hir të së vërtetës nuk i ka të shumta.

Së fundmi, këngëtarja seksi ka befasuar sërish me ‘look-un’ e saj, në fotot e fundit të publikuara në ‘Instagram’, ku mund të themi me plot gojë se nuk na zhgënjen kurrë. Përveç trupit të tonifikuar dhe tipareve perfekte të saj, edhe stili i Norës është i tejet shumë i veçantë. Epo nuk mund të ishte ndryshe për sa kohë që stilisti i njohur, Valdrin Sahiti kujdeset për të. Në postimin e fundit bukuroshja shkruan:

Trupi trup, teshat tesha

Nuk jemi mësuar që artistët (mes të cilëve nuk ekziston një miqësi) të mbështesin njëri-tjetrin në rrjete sociale, por duket se dy artistet qenkan të afërta me njëra-tjetrën. Ka qenë Nora e para e cila ndau në Instastory-n e saj një video teksa shfaqej duke improvizuar një këngë të Xhensilës, teksa e ka etiketuar. Më pas, këngëtarja e ka ripostuar duke i dedikuar disa fjalë shumë të bukura.

Kujtojmë se së fundmi është bërë me dije nga vetë këngëtari i njohur, Bardhi se së shpejti do të vij me një super bashkëpunim me dy këngëtaret shumë të njohura dhe të dashura për publikun Shkurte Gashi dhe Nora Istrefi. Nuk e dimë ende se kur do të publikohet apo si do të jetë titulli i kësaj kënge të re, por artistët janë shprehur se me këtë bashkëpunim vera do të jetë akoma edhe më e nxehtë.