Celebrities Gossip Showbiz

Një miqësi që nuk e dinim, Xhensila Myrtezaj dhe Nora Istrefi i dedikojnë njëra-tjetrës postime në rrjete sociale!

Xhensila Myrtezaj dhe Nora Istrefi janë dy këngëtare shumë të pëlqyera dhe që publikojnë këngë që arrijnë miliona klikime e pëlqehen shumë nga ndjekësit. Dy bukuroshet e showbiz-it nuk i kemi parë më parë në shoqërinë e njëra-tjetrës, por mesa duket mes tyre ekziston një marrëdhënie më shumë se sa kolege.

Nuk jemi mësuar që artistët (mes të cilëve nuk ekziston një miqësi) të mbështesin njëri-tjetrin në rrjete sociale, por duket se dy artistet qenkan të afërta me njëra-tjetrën. Ka qenë Nora e para e cila ndau në Instastory-n e saj një video teksa shfaqej duke improvizuar një këngë të Xhensilës, teksa e ka etiketuar. Më pas, këngëtarja e ka ripostuar duke i dedikuar disa fjalë shumë të bukura.

Drittt moj Nor je! 

Epo, kjo padyshim është ‘vera e bashkëpunimeve’, kështu që pse jo të mos presim një prej dy bukurosheve.

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Pas një pauze prej pak muajsh Xhensila vendosi që të kthehet me dy projekte të reja muzikore, një solo të quajtur ‘Ale ale’ dhe një në bashkëpunim me producentin Elgit Doda. E duket se nuk ka të ndalur pasi shumë shpejt do të lansojë dhe këngën e saj më të re në duet me Klajdi Harunin. Ky bashkëpunim në fakt është paralajmëruar prej kohësh.

Kënga më e fundit e Nora Istrefit është një bashkëpunim me grupin e mirënjohur, NRG Band dhe titullohet ‘Ki me lyp me m’pa’, teksa pritet të lansojë dhe duetin me reperin Bardhi dhe këngëtaren, Shkurte Gashi.