Botë e Çuditshme

Francë, 117-vjeçarja i mbijeton infektimit me COVID-19!

Personi më i moshuar i Evropës i mbijeton Koronavirusit. Lucile Randon, që në vitin 1944 mori emrin e murgeshës Andre, nesër feston 117-vjetorin e lindjes. E moshuara që jeton në Touloun të Francës e kaloi pa simptoma infeksionin.

E pyetur nëse ishte e frikësuar që u diagnostikua me COVID-19, Motra Andre i tha televizionit BFM të Francës se:

“Jo, nuk u frikësova sepse nuk kisha frikë të vdisja … Jam e lumtur që jam me ty, por do të dëshiroja të isha diku tjetër t’i bashkohesha vëllait, gjyshit dhe gjyshes”.

Motra Andre, e cila lindi më 11 shkurt 1904, është njeriu i dytë më i moshuar në botë sipas listës botërore (GRG). Vendin e parë e zë japonezja Kane Tanaka, e cila mbushi 118-vjeçe më 2 janar. 20 njerëzit më të vjetër në botë në këtë listë janë të gjitha femra.