Health & Beauty Lifestyle

Gabimi që prindërit në dietë bëjnë me fëmijët e tyre!

Prindërit që mbajnë dietë duhet të jenë të kujdesshëm kur diskutojnë humbjen e peshës rreth fëmijëve të tyre, thonë ekspertët. Ata duhet të flasin për “ushqyerjen e shëndetshme” dhe të flasin pozitivisht për ushtrimet. Studiuesit pretendojnë se rregullimet do ta ndalojnë atë të ndjehet si një çështje e turpshme dhe do të shmangin kalimin e negativitetit tek të rinjtë.

Profesoresha Fiona Gillison, e Universitetit Bath, tha:

Flisni për ushtrimin që ju pëlqen, kështu që fëmijët tuaj ta shohin ushtrimin si të këndshëm, në vend që ta shohin atë si një punë të përditshme”. Në vend të “dietës”, ajo u sugjeroi prindërve të përdornin fraza të tilla si: “Nuk ndihem i shëndetshëm. Do të doja të ndihesha më i shëndetshëm, më energjik, kështu që do të ha më mirë a do ta bëjmë këtë së bashku?

Këshillat, të paraqitura në Kongresin Evropian për Obezitetin në Dublin, e lidhin “bisedimin për peshën” në familje me mirëqenien e dobët te fëmijët. Megjithatë, inkurajimi i fëmijëve për të qenë fizikisht aktivë dhe për të ngrënë shëndetshëm pati një ndikim pozitiv. Hulumtimi i Kolegjit Universitar të Londrës sugjeroi që fëmijët obezë deri në pesë vjeç duhet të ndihmohen nga skemat e humbjes së peshës.

Ekspertët thanë se zbatimi i programeve “universale” për të ndihmuar prindërit të rrisin fëmijët e tyre në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar mund të ndalojë 7,000 fëmijë në vit të bëhen mbipeshë në kohën kur ata fillojnë shkollën. Studiuesit nga University College London, thanë se programet që u mësuan prindërve të rinj për rëndësinë e gjumit dhe kufizimin e kohës para ekranit ishin veçanërisht mbresëlënëse.

Dr Simon Russell, i Institutit UCL Great Ormond Street të Shëndetit të Fëmijëve, tha:

Vitet e hershme janë një periudhë e rëndësishme për rritje dhe zhvillim të shëndetshëm. Sjelljet e stilit të jetesës të adoptuara në këtë moshë kanë një shans të mirë për t’u çuar përpara.