Food & Drink Health & Beauty

Gabimi që të gjithë po bëni me përgatitjen e çajit!

Përgatitja e një filxhani çaji duket gjëja më e thjeshtë në botë por edhe ai ka sekretet e tij. Shumica prej nesh bëjnë disa lëvizje kur nuk duhet dhe ia largojmë shijen duke e bërë më të hidhur, ndërkohë që ia pakësojmë edhe lëndët ushqyese.

Cili gabim është ky? Që ujin ta ziejmë bashkë me barishtet ose uji që përdorim është i nxehtë. Në të dyja rastet, temperatura e lartë ndryshon përbërësit e çajit dhe shkatërron vitaminat dhe mineralet që përmban. Përveç kësaj, gjethet japin një shije të hidhur.

E njëjta gjë vlen edhe kur çaji është në një bustinë. Uji edhe këtu nuk duhet të jetë i nxehtë për të njëjtat arsye, ndërsa një lëvizje që pothuajse të gjithë e bëjnë dhe e kanë gabim, është të shtypni bustinën në pjesën e brendshme të tulit, duke lëshuar kështu gjithë shijen e hidhur.

Ndërkaq, nëse këto ditë keni kollë dhe ju ka zënë gripi ka një zgjidhje. Prisni një qepë në 4 pjesë dhe mbulojeni me 3 gota ujë. Qepat të pritet së bashku me lëkurën për ta bërë sa më efektive. Më pas lëreni të gatuhet në zjarr të ulët derisa të avullojë gjysma e lëngut, kullojeni dhe pijeni të ngrohtë. Shija e çajit të përgatitur në këtë mënyrë është e ëmbël dhe e këndshme dhe sipas dëshirës mund të ëmbëlsohet me mjaltë.