Celebrities Gossip Showbiz

“Gabriela dhe Gabrieli”, Dafina Zeqiri dhe Mozzik zbulojnë më shumë nga kënga e tyre e re!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite ka vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta. Duket se këtë sezon veror Dafina ka ‘hequr dorë’ nga këngët ritmike dhe po publikon vetëm projekte që i dedikohen dashurisë.

E duket se si dhe shumë artistë të tjerë edhe për Dafinën pushimet kanë mbaruar dhe këngëtarja ka nisur nga puna. Pak ditë më parë Dafina dhe Mozzik paralajmëruan do të vijnë me një bashkëpunim muzikor, i cili mezi po pritet nga fansat. E ditën e sotme ata kanë publikuar pak nga klipi i këngës së re dhe kanë treguar se do të publikohet nesër në orën 18:00. Ama ajo çfarë u vu re nga ndjekësit ishte se artistët në komente e kanë quajtur njëri-tjetrin “Gabriela dhe Gabrieli”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DAFINË MOJ (@dafina.zeqiri)

Prej disa ditësh Dafina ka treguar se po shijon pushimet e saj. Gjatë këttre pushime fotot me partnerin e saj kanë qenë të shumta e ditën e sotme këngëtarja ka tërhequr akoma më shumë vëmendjen. Kjo për shkak të një fotoje të postuar me të dashurin e saj, Kreshnik Gjergji.