Celebrities Gossip Showbiz

Georgina Rodriguez fiton betejën me televizionet, gjykata vendos në favor të saj!

Georgina Rodriguez ka luftuar kundër të gjitha mosmarrëveshjeve për të ruajtur privatësinë e së kaluarës dhe të familjes të saj. Së fundmi, Gjykata e Pozuelo de Alarcon ka dënuar kështu disa programe televizive duke i detyruar t’i paguajnë modeles 70 mijë euro për ndërhyrjen në privatësi. Gjykata deklaroi se në dënimin e tyre fama dhe popullariteti që Georgina ka sot nuk ka të bëjë fare me atë që kishte në të kaluarën, përpara se të takohej me Cristiano Ronaldon.

“Në atë kohë ajo sapo kishte filluar të njihej për lidhjen e saj romantike me futbollistin dhe në asnjë rast nuk e shijoi famën dhe projeksionin publik që ka për momentin”,-u shpreh gjyqtarja. “Në dokumentarin e transmetuar në vitin 2022, nuk u bë asnjë referencë, as nuk u dha asnjë informacion për jetën familjare të Georginas, në lidhje me prindërit apo anëtarët e tjerë të familjes, të fëmijërisë dhe adoleshencës së saj”-vijoi ajo.

Georgina Rodriguez u bë e famshme në vitin 2017 kur filloi të takohej me Cristiano Ronaldon. Të dy u njohën në dyqanin Gucci ku ajo punonte dhe që nga ajo kohë kanë qenë në një lidhje me njëri-tjetrin. Georgina është bërë një personazh i famshëm vitet e fundit, me gati 50 milionë ndjekës në rrjetin e saj social Instagram ku tregon jetën e saj dhe përditshmërinë shumë të detajuar.