Health & Beauty Lifestyle

Gjatë kohës që hani keni rrjedhje të hundëve?! Mos u shqetësoni, ja çfarë thonë mjekët!

Është mëse normale që të keni rrjedhje hundësh gjatë kohës që hani. “Shkaku i rinitit shijues është kapsaicina, i njëjti përbërës kimik që u jep specave nxehtësinë e tyre”, thotë dr.David Culpepper, drejtor klinik i LifeMD-së. Në fakt, kur ushqimi është pikant, trupi reagon ndaj kapsaicinës sikur të ishte një trup i huaj. Membranat e mukozës prodhojnë më shumë mukozë për të ‘shpëlarë’ nxehtësinë dhe kjo është ajo që çon në rrjedhjen e hundës.

‘Arsyeja se përse trupi reagon kështu nuk është e qartë plotësisht’-thotë dr.Alona Pulde, praktikuese dhe këshilltare e certifikuar në Lifesum. Mirëpo këtë mund ta imagjinoni si rrjedhje joalergjike nga hunda e cila është rezultat i stimulimit të nervave, jo i ftohjes apo reagimeve të sistemit të imunitetit dhe stimulimi i tillë i nervave krijohet për shkak të ngrohtësisë së ushqimit pikant.

“Ushqimi që mund të jetë shkaktar përfshin specat djegës, salcën djegëse, supën e nxehtë, qepët dhe hudhrat”, thotë Dr.Pulde. Domethënë, nxehtësia gjithashtu mund të jetë fajtore. Hani një pjatë makarona të nxehtë, supë apo edhe një tost të nxehtë dhe mbase do të detyroheni t’i shfryni hundët. “E njëjta gjë mund t’ju ndodhë edhe kur bëni dush”, shpjegon dr.Culpepper. Avulli i cili hynë në gavra të hundës lag mukozën dhe shkakton rrjedhje të hundës.

Megjithatë, ju mund të dalloni nëse është rinitit i shijes. Ndërkaq, nëse keni gjakderdhje gjatë ngrënies, janë thjesht nervat e hundës që reagojnë ndaj stimujve duke lënë “digat e hundës” të lirohen. Pra, nëse hunda juaj rrjedh si një rubinet pas një ushqimi pikant, mos u shqetësoni. “Nuk duhet të shqetësoheni për rrjedhjen e hundës që shkaktohet nga ushqimi djegës apo i nxehtë”, thotë Dr.Culpepper, duke shtuar se në fakt është një mënyrë e mirë për të pastruar sinuset. Kjo është arsyeja pse të gjithë rekomandojnë supë të nxehtë kundër ftohjes.