Celebrities Gossip Showbiz

Gjithçka duket mjaft serioze, gjatë turneut të saj në Argjentinë Taylor Swift prezanton babain me partnerin e ri!

Babai i Taylor Swift, Scott Kingsley Swift, së fundmi është parë me një ‘badge’ të Kansas City Chiefs teksa po shijonte “Eras Tour” me Travis Kelce, të dashuri e ri të vajzës së tij, nën tendën VIP të shtunën në Argjentinë.

Bëhet e ditur se Kelce ka shumë të ngjarë t’ia ketë dhuruar Scott-it ‘badge’-n kur e takoi për herë të parë në Buenos Aires dhe si një baba i mirë, ai e mbajti atë gjatë gjithë natës për të mbështetur të dashurin e vajzës së tij. Është gjithashtu e mundur, megjithatë, që Z. Swift tani është një fans i Chiefs. Fansat e Philadelphia Eagles nuk ishin të lumtur kur panë Taylor duke veshur fanellën e Chiefs që kur ajo filloi të të takohej për herë të parë me Kelce.

Ajo, ashtu si babai i saj, mendohej se ishte fanse e Eagles për shkak se ishte vendase e Pensilvanisë, por është e vështirë të mos “tundohesh” për Chiefs, veçanërisht tani që Taylor është në një lidhje me një yll të Kansas City.

Në një video e shpërndarë nga Daily Mail shfaqen Travis dhe Scott duke zhvilluar një bisedë në dukje të këndshme teksa shijojnë edhe muzikën. Ata po qeshnin së bashku dhe dukeshin se po kalonin një kohë të shkëlqyer, po e njëjta situatë kur Taylor takoi babanë e Travis.

Shumë video nga fansat tregojnë gjithashtu Travisin duke përshëndetur Swifties me një gjest duke bërë një zemër.

Vlen të theksohet gjithashtu se Taylor Swift e përfundoi koncertin në mënyrën më spektakolare të mundshme kur vendosi të vraponte me shpejtësi në krahët e të dashurit të saj Travis Kelce, i cili po priste yllin e popit në fund të skenës, në hyrje të tunelit për në prapaskenë.