Food & Drink Health & Beauty

Gjithçka që duhet të dini për mandarinat dhe vlerat e tyre ushqyese!

Mandarinat janë agjentë të pastrimit të gjakut dhe përdoren gjerësisht si pastrues, pasi ato janë të njohura se ndihmojnë në nxjerrjen e substancave toksike dhe të padëshirueshme nga trupi, të tilla si acidi i urinës, kripërat shtesë, ndotësit dhe ujë.

Po kështu prania e kalciumit, kaliumit dhe hekurit në mandarinë, e bëjnë këtë frut aleat për mbrojtjen e kockave.

Mandarinat favorizojnë funksionimin e duhur të trupit, metabolizmin dhe ndihmojnë në dekompozimin dhe thithjen e ushqyesve duke tonifikuar mëlçinë, stomakun dhe zorrët.

Mandarina është frutë i sezonit në të cilën ndodhemi dhe si pjesë e familjes së agrumeve përmban vlera të larta ushqyese. Me konsumimin e këtij fruti trupi ynë merr vitaminën A, B1- B2-B3, vitaminën C dhe po kështu kalcium, hekur, proteina, sheqer dhe ujë.

Përveç këtyre vitaminave dhe minerale, mandarina është burim i pasur me folate dhe beta-karroten, çka i shton përfitimet shëndetësore të saj. Falë përbërësve të saj, mandarina është aleate e kockave dhe mirëfunksionimin e zemrës dhe zorrëve, ndërsa ndihmon në luftën kundër shumë sëmundjeve.