Bota

Gjysma e peshkaqenëve rrezikojnë zhdukjen në Mesdhe!

Më shumë se gjysma e peshkaqenëve dhe peshqeve të llojit rays në Mesdhe rrezikohen të zhduken si pasojë e peshkimit, krizës klimatike dhe ndotjes, sipas një studimi të Institutit Cavanilles të Universitetit të Valencia-s. Agjencia spanjolle e lajmeve EFE, duke iu referuar raportit tha se:

Peshkaqenët dhe rays, të cilët luajnë një rol themelor në rregullimin e ekosistemeve detare duke qenë se ata kontrollojnë popullsinë e gjahut të tyre, janë shumë të cënueshëm ndaj aktiviteteve njerëzore për shkak të rritjes së tyre të ngadaltë, pjekurisë së vonë dhe numrit të vogël të pasardhësve.

Rreziku i zhdukjes kërcënon funksionimin e ekosistemeve detare. Megjithëse peshkaqenët dhe rays nuk janë në shënjestër të peshkimit në Detin Mesdhe, ata kapen rastësisht, kështu që, për të siguruar ekzistencën e tyre nevojitet një menaxhim më i mirë i popullatave të tyre. Autori i artikullit, David Ruiz-Garcia tha:

Të kuptuarit sesi komuniteti ndryshon me kushtet klimatike dhe mjedisore na lejon të parashikojmë më mirë ndikimet e mundshme të ndryshimeve klimatike dhe shkatërrimit të habitatit, në mënyrë që të përcaktojmë prioritetet për ruajtjen e tij. Peshkaqenët janë në gjendje të përballojnë efektet e aktiviteteve njerëzore, falë riprodhimit të tyre të shpejtë dhe pjellor. Tani po shkojmë drejt një ekosistemi që është më pak i larmishëm, më i thjeshtë dhe më pak produktiv.

Së fundmi, një ekosistem i ri është zbuluar 500 metra në thellësi të Oqeanit Indian, aty ku peshkaqenët e uritur kanë krijuar kurthin ideal për të drejtuar ushqimin e tyre me karkaleca. Shkencëtarët e kanë quajtur atë si “Zona e Kurthit”, ndërsa e kanë përshkruar atë si një “oaz të jetës” në mes të një “shkretëtire” të madhe oqeanike poshtë ishujve Maldive.