Celebrities Film & Tv

Grida Duma zbulon për herë të parë se është në një lidhje në ‘Më lër të flas’!

E ftuar këtë episod në emisionin “Më lër të flas” ishte Grida Duma, ish- deputete e Partisë Demokratike dhe tanimë prezantuese e ‘Top Story’ në Top Channel. Ajo foli për situatën brenda Partisë Demokratike, e cila sërish doli nga zgjedhjet me një humbje të thellë.

E pyetur nga binjakët Veshaj se kë do të zgjidhte në garën për Tiranën nëse do të ishte në krye të Partisë Demokratike, Duma u përgjigj:

Unë ia thashë Erjon Veliajt këtë gjë kur e kisha, që sot nuk ka ende një figurë politike, me aq shumë mjete që të jetë thelbësisht politike që të dalë përballë tij. Unë strategjikisht do të kisha nxjerrë një figurë jo kaq politike. Halim Kosova, pavarësisht se PD-ja i kishte humbur zgjedhjet, sikurse e quante Rama në 2013, ishte prestigjioz në garë.

Moderatorja Grida Duma është një nga personazhët mediatikë që nuk flet për jetën e saj personale, por kësaj here vëllezërit Veshaj arritën të “thyenin akullin”.

Romeo Veshaj: Grida nuk e mohoi që nuk kishte të dashur. 
 
Grida Duma: Pse duhet ta bëj, edhe po të mos e kisha do të thoja e kam. Jo më kur kam.

Romeo Veshaj: Ti dukesh një grua shumë e fortë. Por çdo grua e fortë ka nevojë për një përqafim.

Grida Duma: Po patjetër që ka. Çdo të thotë një grua e fortë, çdo grua, çdo burrë.

Romeo Veshaj: A e ke atë përqafimin?

Grida Duma: Po e kam, patjetër që e kam.