Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Showbiz

Habit këngëtarja Dolly Parton: “Nuk kam kohë për tu plakur”

Legjenda e muzikës Country, Dolly Parton ka shokuar me deklaratën e saj. Parton, ka shprehur se ajo është shumë e zënë për tu plakur. Ajo thekson se do të duket aq e re sa do të lejojnë kirurgët e saj plastikë. Si një 74-vjeçare, Dolly është zotuar se edhe kur të mbushë 95-vjeç do të duket njësoj siç duket tani.

Ylli tha: “Unë nuk mendoj për jetën time sa i përket numrave. Së pari, unë nuk do të jem kurrë e moshuar sepse nuk kam kohë për tu plakur. Nuk mund të ndalem aq gjatë sa të plakem. Vë bast që nuk do të dukem shumë ndryshe kur të jem 95-vjeç, nëse jetoj aq gjatë, sepse jam si motrat Gabor”.

Po ju do e donit vetëbesimin e Dolly-t?!

Sipas revistës “People”, Dolly vazhdoi duke thënë se ajo do të vazhdojë procedurat e saj kozmetike për aq kohë sa mundet. “Unë do të dukem si një karikaturë. Do të bëj grimin. Do të dukem aq e re sa do të lejojnë kirurgët e mi plastikë. Por unë mendoj më shumë se gjithçka, ka të bëjë me atë që vjen nga brenda”-tha Dolly.

Rikujtojmë se artistja, fituese e çmimeve “Grammy”, u bë e famshme për hitet “Jolene” dhe “9 to 5”, dhe gjatë pandemisë është përfshirë në projekte të ndryshme.