Celebrities Gossip Showbiz

Hapi “Kutinë e Pandorës”, Kiara dërgon në nominim 3 banoret!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Vetëm pak më parë Kiara hapi “Kutinë e Pandorës” dhe fitoi një udhëtim në çift për në Maldive. Ama e keqja e kutisë ishte që përveç dy të preferuarve të publikut që ishin Luizi dhe Armaldo, Kiara duhet të zgjidhte 3 banorë për t’i çuar në nominim dhe ajo zgjodhi Oltën, Tean dhe Dea Mishel.

Banori më i ri i shtëpisë është bërë aktori i humorit shkodran, Tan Brahimi. Sapo hyri në shtëpi Luizi dhe Tani na traguan se kanë një shoqëri shumë të mirë jashtë shtëpisë.

Pjesë e shtëpisë si banorja më e re,është bërë Keisi Medini. Përveç se influencer dhe këngëtare, Keisi është vajza e këngëtarit të njohur Sabianit, i cili ka qenë gjithashtu banor në edicionin e parë të “BBV”.