Celebrities Music Showbiz

Harry Styles si një sirenë në klipin e ri/ Fansat e këngëtarit nuk e presin aspak mirë!

Fansat e Harry Styles po ‘çmenden’ nga transformimi i fundit i këngëtarit, që u shndërrua në një sirenë për videoklipin e tij të ri. Këngëtari, 28 vjeç, erdhi si një krijesë gjysmë njeri dhe gjysmë peshk për këngën e tij “Music For A Sushi Restaurant”.

Videoja fillon me tre peshkatarë që gjejnë e Harry-n në plazh. Ata e marrin atë në restorantin e tyre të sushit, por para se ta presin dhe ta gatuajnë, ai nis të këndojë këngën e tij. Duke kuptuar se kanë një ‘thesar’ në duart e tyre, ata i rruajnë mjekrën dhe pastrojnë tentakulat e tij dhe fillojnë shfaqjen ‘live’ me Harry-n duke performuar.

Gjithçka duket se po shkon mirë në fillim, me Harry-n duke u bërë gjithnjë e më shumë interesant me kërkesat dhe veshjet e tij. Megjithatë, në një moment ai humbet zërin dhe punonjësit e restorantit i kthehen, duke e bërë atë një pjatë të shijshme sushi.

Fansat nuk mund t’i përmbaheshin reagimeve të tyre ndaj videos së çuditshme dhe artistike dhe komentuan në rrjetet sociale, duke e quajtur atë ‘ikonike dhe traumatizuese në të njëjtën kohë’. dikush shkroi:

Mos ndoshta sapo pashë një video të Harry-t si sirenë duke kënduar dhe më pas duke u shndërruar në sushi? Po. A më pëlqeu? Gjithashtu po.

Një tjetër u tall:

Sirena e vogël duket ndryshe.

Dikush tjetër e lavdëroi me fjalët:

Si t’i them terapistit tim që një video e Harry-t si një sirenë më bëri të gjej arsye për të shijuar jetën?

Një fans u thellua në kuptimin e videos, duke argumentuar se ajo përfaqësonte mënyrën se si industria e argëtimit i shikon artistët. Së fundmi, Harry foli me Leila Fadel të kanalit “NPR” për kuptimin e këngës. Ai tha:

Unë isha në një restorant sushi në Los Angeles me producentin tim dhe një nga këngët tona nga albumi i fundit, filloi të luhej në sfond. Dhe atëherë mendova që ky do të ishte një titull shumë argëtues i albumit.

Harry Styles përveçse një emër i njohur në fushën e muzikës po spikat edhe në aktrim. Ai është një nga personazhet kryesorë në filmin “Don’t Worry Darling”. Por pas rolit të mrekullueshëm fshihen edhe shumë orë punë. Mësohet se është dashur një punë e madhe për ta përgatitur artistin për skenat e dashurisë me partneren e tij Florence Pugh në film sepse ai ka kaq shumë tatuazhe.