Celebrities Gossip Showbiz

Harry Styles sjell stilin e tij ‘të çuditshëm’ edhe në videoklipin e këngës së sapopublikuar ‘Daylight’!

Është një detyrë e vështirë të parashikosh se çfarë të presësh kur bëhet fjalë për veshjet e Harry Styles. E kemi parë britanikun të eksperimentojë me çdo gjë. Pavarësisht nga rasti, duket se Styles ka për qëllim t’i bëjë fansat të presin çdo herë surpriza me zgjedhjet e tij. Epo, ditën e djeshme, artisti dukej se ishte në humor për t’i ‘trazuar ujërat’ edhe një herë.

Për videoklipin e këngës së sapopublikuar “Daylight”, Styles e çoi stilin e tij të veçantë në një tjetër nivel. Në videoklipin e drejtuar nga Tanu Muino e shohim artistin duke ecur nëpër një cirk në natyrë, ku ai përzihet mes peshëngritësve, kuajve dhe akrobatëve. Rreth mesit të videos, Styles merr disa aftësi të tijat në cirk duke fluturuar nëpër qiell pasi u godit nga një top.

Një skenë e tillë do të mjaftonte për të kënaqur shumicën e artistëve. Por, sigurisht, Styles duhej të shfaqte disa pamje të bukura yjore që të përputheshin me mjedisin e video-s. ‘Look-u’ i tij i parë është ndoshta më i thjeshti – një jumpsuit të zi mëndafshi me tre fjongo të mëdha të vendosura në pjesën e sipërme.

Më pas, për ‘fluturimin’ e tij, Styles mban veshur një jumpsuit të verdhë të krijuar nga stilisti londinez Ed Marler. Dekolteja e hapur e këtij ‘look-u’ e shoqëruar me pantallona shumë të shkurtra. Por fokusi kryesor i look-ut ishin sigurisht shtresat e qëndisjes së kristalit dhe zinxhirave. Për të mos folur për krahët me pupla verdhë e zi që mbante gjatë fluturimit.

Për pamjen e tij të fundit të videoklipit, Styles zgjodhi më shumë ngjyrën e zezë. Një xhaketë dhe pantallona me detaje të bardha të theksuara që dukej sikur imitonin strukturën e anatomisë njerëzore.

Këto veshje janë të stiluara nga Steve O Smith, një stilist i ri me bazë në Britani, me të cilin stilisti i vjetër i Styles, Harry Lambert, ka bashkëpunuar më parë. Videoklipi më i fundit,  “Daylight” është në fakt vizuali i dytë në të cilin Styles ka marrë pjesë për këngën. Vitin e kaluar, ai u bashkua me James Cordon për një video të improvizuar me një buxhet 300 dollarë.

Situata ka filluar të bëhet mjaft problematike dhe po kthehet në një trend aspak normal, goditja e artistëve gjatë kohës që ata janë në skenë me sende të ndryshme. Në fillim kujtojmë incidentin e artistes Bebe Rexha të cilën e goditën me telefon në sy, më pas edhe Ava Max, Kelsea Ballerini, Pink dhe Drake.

Listës së gjatë i shtohet edhe ylli i muzikës Harry Styles, gjatë koncertit të tij Love On Tour në Vjenë, Austri të shtunën, u godit papritur në fytyrë nga një send. Incidenti u filmua me video dhe në Twitter është shpërndarë nga Pop Crave. Gjithçka ndodhi teksa artisti 29-vjeçar i “As It Was” po ecte në skenë.