Aktualitet Politikë

Harta e re gjyqësore, Berisha: Rama ka dy qëllime kryesore!

Në një tjetër reagim lidhur me hartën e re gjyqësore, kryetari demokrat Sali Berisha, thekson sot se “është antikushtetuese dhe dhunon parimet e procesit te rregullt gjyqësor për qytetarët shqiptarë”.

Te dashur miq, sot te gjithe avokatet e vendit nisen greven kater ditore kunder hartes se re antikushtetuese, antiligjore, te sistemit te gjykatave qe dhunon rende parimet e procesit te rregullt gjyqesor per qytetaret shqiptar.

Kjo harte ne menyre arbitare mbyll 9 gjykata fakti, 4 gjykata apeli administrative dhe 5 gjykata apeli. Ajo me shpenzimet shtese qe u krijon qytetareve, udhetime, hotele etj, e bene te paperballueshem procesin gjyqesor per shtresat ne nevoje.

Me harten antikushtetuese Rama ka dy qellime kryesore:

Te vendose nen kontroll te plote vendimet e gjykatave dhe te maskoje falimentimin e sistemit gjyqesor nga pseudoreforma e ketij sistemi.

Duke i dhene mbeshtetje te plote greves te avokateve te vendit ne mbrojtje te te drejtave themelore te qytetareve shqiptare, u bej thirrje te gjithe profesioneve te tjera te lidhura me proceset gjyqesore, te hidhen ne greve dhe te kerkojne anullimin e menjehershem te saj. sb

Nga sot e për tre ditë me radhë, Dhoma e Avokatisë nis bojkotin e seancave gjyqësore, në shenjë proteste ndaj hartës së re gjyqësore, të miratuar të premten nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ. Kryetari Maksim Haxhia, deklaroi se “cënohet rëndë aksesi në drejtësi i individëve e personave juridikë, si dhe rriten kostot e shpenzimet”.

Me këtë bojkot, ne synojmë të sensibilizojmë të gjithë shtetasit sepse duhet ta kenë të qartë të gjithë ata persona fizikë dhe juridikë që do të kenë nevojë për zgjidhjen e heshtjeve gjyqësore, të ndërgjegjësohen duke lënë mesazhin që vetëm interesat e tyre nuk përfaqësohen nga kjo hartë gjyqësore, përkundrazi kjo hartë gjyqësore e hartuar në këtë mënyrë, cënon rëndë jo vetëm aksesin në drejtësi të individëve por njëkohësisht rrit kostot dhe shpenzimet.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u bëri apel avokatëve që të reflektojnë lidhur me vendimin. Sipas Manjës, “avokatët u konsultuan me draftin e hartës gjyqësore dhe sugjerimet e tyre u reflektuan në këtë draft, që pritet të kalojë për miratim në Qeveri”.