Celebrities Design Gossip

Hoteli luksoz ku Cristiano dhe Georgina qëndrojnë në Arabinë Saudite, një natë kap shifrën e 3500 euro!

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë transferuar në Arabinë Saudite pasi ylli i njohur portugez vendosi të nënshkruajë një kontratë rreth 200 milion dollaë për skuadrën e Arabisë Saudite, Al Nassr. Çifti, i cili prej një muaji ndodhet në Riad, po qëndron përkohësisht në një hotel në pritje të dorëzimit të banesës së re.

Sipas Daily Mail, Georgina dhe Cristiano kanë marrë me qira gjithsej 17 dhoma luksoze mes katit 48 dhe 50 për një total prej 3150 euro/natë në hotelin Four Seasons Riyadh.

Kjo është një shifër që shumë pak mund ta përballonin, por marrëveshja e re fitimprurëse e Ronaldos prej 200 milionë eurosh i lejon atij të gëzojë komoditete të tilla.

Çifti janë vendosur në Kingdom Suite, një dhomë prej 350 metrash katrorë që shtrihet në dy kate. Kompleti i tyre ka një banjë gjigante dhe më shumë se të pajisur me mermer të bardhë me lavaman të dyfishtë, një vaskë dhe dush.

Ndërkohë, Four Seasons ka aplikuar një protokoll të veçantë sigurie që askush të mos shqetësojë yllin e futbollit apo familjen e tij.

Rikujtojmë gjithashtu se Cristiano Ronaldo është gjithmonë në vëmendjen  e të gjithëve me veprimet e tij dhe çdo përpjekje për t’u përfshirë në një ngjarje normale në publik është e ditur që do të tërheqë gjithmonë fansat. Ky ishte rasti kur superylli portugez vendosi që të darkonte me të dashurën e tij Georgina Rodriguez në ditëlindjen e saj të 29-të.

Lojtari i skuadrës Al Nassr hyri në sallën e restorantit kur papritmas një turmë fansash në pritje brenda restorantit u kthyen dhe drejtuan kamerat e tyre drejt tij. Ishte thuajse sikur e prisnin ardhjen e tij, me shumë njerëz që besonin se e dinin për rezervimin e Ronaldos. Por në vend që të frikësohej apo të zemërohej nga të gjithë të pranishmit, Ronaldo vendosi të argëtohej me situatën.

Sulmuesi i Al Nassr-it nxori telefonin dhe e drejtoi drejt turmës sikur po regjistronte të pranishmit.