Rocco Ritchie ka shprehur hapur lumturinë që nuk jeton më me nënën e tij, Madonna-n. Në një postim në Instagram, i cili tashmë është fshirë, 16-vjeçari ka bërë një koment rreth videos së fundit të Madonna-s teksa shihet duke bërë “Mannequin Challenge” rreth një tavolinë me miqtë.
“Shumë i lumtur që nuk jetoj më atje’, ka shkruar Rocco bashkangjitur videos së nënës së tij. Fansat e këngëtares kanë reaguar menjëherë ndaj këtij postimi, duke akuzuar adoleshentin për këtë sjellje jo të mirë pasi ajo ishte thjesht një darkë e këndshme mes miqsh.
Rocco i është përgjigjur disa fansave me ikonën e të qeshurës ndërsa më vonë vendosi ta hiqte përfundimisht këtë video.