Celebrities Showbiz

I famshmi që duam, Keanu Reeves shkon në dasmën e dy të panjohurve pasi ata e ftuan t’u bashkohej!

Një çift i sapomartuar britanik, James dhe Nikki Roadnight, u përpoqën të ftonin aktorin e njohur Keanu Reeves në dasmën e tyre, sepse ai ishte me pushime në hotelin ku u mbajt pritja në Northamptonshire. Të dy ishin të panjohur për aktorin e Matrix dhe kur ai u shfaq vërtet në ceremoni, askush nuk mund ta besonte.

Vetë çifi u shpreh për këtë surprizë kaq të bukur:

Ishte gjithçka shumë emocionuese dhe shkuam të përshëndetemi dhe të prezantohemi… I ofruam një pije, por ai e refuzoi atë dhe tha se sapo kishte pasur një fluturim të gjatë, kështu që nuk do të qëndronte gjatë, por ai ishte kaq i sjellshëm dhe miqësor dhe na uroi për dasmën tonë. Ai ishte mjaft i sjellshëm për të bërë disa fotografi, dhe fotografi ynë i dasmës ishte në gjendje të kapte gjithashtu disa! Pastaj ai gjeti kohë për të folur me disa nga të ftuarit tanë dhe për të bërë më shumë foto!

Gjatë gjithë festës dhe gjatë shkëmbimit të premtimeve, ylli ka qenë i pranishëm, duke lejuar edhe disa fotografi dhe disa biseda me çiftin dhe të ftuarit. Epo le ta pranojmë, kjo është një nga shumë arsyet që Keanu është i preferuari i të gjithëve!

Vetëm pak javë më parë, në aeroportin e Nju Jorkut, ylli i ishte përgjigjur me durim pyetjeve që i kishte bërë një djalë i ri. Kjo menjëherë u raportua në rrjetet sociale nga një përdorues që ishte dëshmitar i skenës, i cili kishte komentuar:

Mendova ta ndaj këtë moment sepse ky njeri është një person i shkëlqyer dhe momente të vogla si këto mund të bëjnë një ndryshim të madh në jetën e njerëzve. Ne kemi nevojë për më shumë Keanu!

Reeves njihet për dhuratat bujare që iu bën të gjithëve atyre që e rrethojnë. Kjo nuk përjashtohet as për ekipin e “The Matrix Resurrections”. “The Hollywood Reporter” ka zbuluar se Reeves ka shpenzuar bujarisht për miqtë, bashkëpunëtorët dhe anëtarët e tjerë të ekipit për të shijuar një eksperiencë luksoze për premierën në San Francisco të “The Matrix Resurrections”, e cila u zhvillua në Bay më 18 dhjetor të vitit të kaluar.