Celebrities Gossip Showbiz

I hidhëruar dhe i revoltuar, Yll Limani tregon se çfarë ka ndodhur me maçokun e tij!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Jo vetëm me videoklipe, por Yll Limani është mjaft aktiv dhe me koncerte të shumta në shumë vende si brenda dhe jashtë vendit. Dhe sigurisht që kuptohet se dhe pjesëmarrja dhe mbështetja e fansave është mjaft e madhe. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Ditën e sotme Yll është shprehur shumë i hidhëruar, por edhe i revoltuar me disa reagime në Instastory. Ditën e mërkurë ai ka humbur përgjithmonë maçokun e tij shumë të dashur, pasi fatkeqësisht atë e kanë sulmuar disa qen endacak. Ylli shprehet se për këtë është i revoltuar dhe quan fajtor vetëm bashkinë e Prishtinës. Gjithashtu Ylli ka treguar se ka bërë një tatuazh në krahun e tij dedikuar maçokut, ku dhe shkruan në postim

Pusho në paqe loki im

E përpos karrieriës si artist, ai pëlqehet shumë dhe për thjeshtësinë e postimet e tij plot humor nga përditshmëria. E me anë të një Instastory ku tregon se ndodhet në makinë, krahas ka zbuluar një sekuencë të shkurtër nga projekti i tij i ardhshëm muzikor, por mbishkrimi i video-s na bëri shumë kuriozë dhe të presim me padurim se çfarë do të lançojë Ylli.