Celebrities Showbiz

I ‘kopjoi’ modelin ikonik të flokëve, si e priti David Beckham stilin e ri të të birit?!

Legjenda angleze e futbollit, David Beckham, ka reaguar në rrjetet sociale, pasi djali i tij, Romeo, vendosi të kopjonte modelin e tij ikonik të flokëve nga fillimi i viteve 2000. Lojtari i dikurshëm i Manchester United u shndërrua në një ikonë globale të stilit që kur u bë pjesë e ekipit të parë në Old Trafford dhe është ndjekur nga të rinjtë në gjithë botën ndër vite për modelet frymëzuese të flokëve.

Djali i tij 20 vjeçar, i cili iu bashkua ekipit B të Brentfordit këtë verë, e ka ‘kopjuar’ babanë e tij me një nga stilet e tij të famshme. Romeo ka publikuar një fotografi në InstaStory duke falënderuar stilistin e flokëve që e ndihmoi ta rikthente modelin e babait të tij.

Ndërkaq, në reagimin e tij, Beckham e ka miratuar këtë veprim duke i thënë se duket bukur. Kjo nuk është hera e parë që Romeo imiton babanë e tij me stilin e flokëve. Edhe në vitin 2021 ishte bërë biond platin njësoj si David në vitin 2007.

Mund të duket e çuditshme dhe e papritur të  shikosh David Beckham dhe Austin Butler duke ngritur një pemë në atë që duket të jetë në shkretëtirën e madhe të Muskokës në Ontario, Kanada. Victoria Beckham postoi në Story-n e saj në rrjetin social Instagram për të treguar sesi bashkëshorti dhe djali i saj, Cruz, u bashkuan me aktorin Austin dhe me miqtë e tjerë që i shoqëronin.

Në video, ish- anëtarja e grupit Spice Girl shpjegon se si një pemë kishte rënë në mes të rrugës dhe djemtë ishin bërë bashkë për ta ngritur atë, në mënyrë që makinat të kalojnë. Duke treguar Davidin, Victoria guxoi me shaka duke deklaruar në video, “shiko sa burrë është burri im”. Kjo shkaktoi një buzëqeshje të madhe nga ish-futbollisti anglez.