Botë e Çuditshme Travel

I riu që ka përjetuar aventurën më të paharruar të jetës së tij, i vetëm në fluturimin “fantazmë”!

Një person që do të fluturonte nga Sidnei në Fixhi është tronditur kur ka zbuluar se ishte i vetmi pasagjer në fluturimin “fantazmë”. Robbie Allen zbuloi detaje nga fluturimi i tij i veçantë. Ai tregoi se ishte i vetmi pasagjer në këtë fluturim.

“Kapiteni erdhi dhe u ul pranë mejë dhe foli me mua. Stafi më dha gjithçka që doja. Unë e kisha të gjithë avionin për vete. Ishte një dhuratë për ditëlindjen time. Unë jam një VIP”, tha me shaka Allen. Ai publikoi edhe foto nga avioni, aty ku duket i vetëm.

https://www.tiktok.com/@robbieallen/video/7189448454039407873?refer=embed

Në një tjetër foto, ai ka treguar ushqimet e përgatitura enkas për të, madje edhe një gotë vere. “Ishte një përvojë kaq e çuditshme. Diçka që nuk do ta harroj kurrë”, ka rrëfyer Allen. Në disa raste, kompanitë ajrore kryejnë fluturime “fantazmë”, pa pasagjerë për të përmbushur kontratën që parashikon një numër të kufizuar fluturimesh.