Celebrities Gossip Showbiz

I “trazuar” emocionalisht ja si shprehet Shawn Mendes pas ndarjes nga Camila!

Ata ishin padyshim dyshja më e lezetshme dhe më e komentuar e showbiz-it. E kemi fjalën për këngëtaren Camila Cebello dhe ish-partnerin e saj, Shawn Mendes të cilët para disa kohëve i dhanë fund lidhjes së tyre. Me këtë vendim të përbashkët ata mërzitën të gjithë fansat dhe prej ditësh mediat flisnin vetëm për ndarjen e tyre.

Por mesa duket ndarja për këngëtarin Mendes nga ish-i i tij nuk ka qenë aspak e lehtë. Nëpërmjet një postimi të publikuar në rrjetin e tij social Instagram, i ulur pranë një pianoje artisti tregoi gjithçka rreth ndjesive të tij duke shprehur këto fjalë:

Mendoj se ky është realiteti që më goditi mua. Mendoj: “Oh, unë jam vetëm tani. Tani ndihem sikur jam në të vërtetë vetëm dhe e urrej këtë. Ky është realiteti im, e dini? Ndihesh si: “Kë të telefonoj kur jam, përshembull, në një atak paniku? Kë të thërras kur ndihem keq?”

Rikujtojmë, se Mendes dhe Cabello u lidhën për herë të parë në korrik 2019 dhe janë shquar gjithmonë për dashurinë dhe përkujdesjen e treguar për njëri-tjetrin në publik. Këngëtari më parë ka pohuar se po kalonte një periudhë të vështirë pas ndarjes. Sjellim në vëmendje se në deklaratën e tyre duke njoftuar ndarjen, Cabello dhe Mendes theksuan qëllimin e tyre për të mbetur në jetën e njëri-tjetrit.

Hej djema, ne kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies sonë romantike, por dashuria si njerëz për njëri-tjetrin është më e fortë se kurrë. Ne e nisëm lidhjen tonë si shokë të ngushtë dhe do vijojmë të jemi të tillë. E kemi vlerësuar gjithmonë mbështetjen tuaj që nga fillimi e deri tani. Ne e filluam lidhjen tonë si miqtë më të mirë dhe do të vazhdojmë të jemi miqtë më të mirë. Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj që nga fillimi dhe në vazhdim. Camila dhe Shawn!