Celebrities Gossip Showbiz

Ilda Bejleri do të bëhet nënë së shpejti? Ja si përgjigjet prezantuesja!

Ilda Bejleri është një nga prezantueset më të njohura për sa i përket emisioneve sportive edhe pse kohëve të fundit nuk është angazhuar më në atë drejtim. Teksa ka nisur një spektakël të ri me fëmijë dhe mama këtë sezon të ri televiziv, prezantuesja e ftuar së fundmi në një intervistë ka treguar paksa nga jeta e e saj private, të cilën mund të themi se e ruan me shumë kujdes.

Nisur nga tematika e emisionit që ajo drejton, me fëmijë dhe mama, e pyetur nëse do ta shohim Ildën nënë së shpejti, përgjigja e saj na tregoi se nuk është në planet e afërta të prezantueses, por në momentin e duhur, megjithatë nuk e përjashtoi si mundësi që jeta mund t’ja sjellë si surprizë.

Vjen një moment që çdo njeri e projekton veten për fazat e jetës. Të jesh mami është një gjë shumë e bukur sidomos në momentin e duhur dhe aty ku ndjehesh e plotësuar. Pse jo… unë nuk kam qenë kurrë kundër, unë jetën e kam marrë me faza në sensin që çdo moshë ka bukurinë e saj dhe ofron surprizat e veta. 

Kohëve të fundit u përfol në media se gazetarja sportive do të kandidonte për presidente të FSHF-së. Megjithatë, pak ditë më parë bukuroshja në një intervistë sqaroi për herë të parë të vërtetën e lajmeve mbi kandidimin për presidente të FSHF-së.

Jo nuk është e vërtetë, se më pyesin dhe njerëzit e afërm ‘moj a është e vërtetë’, por s’ është e vërtetë. S’ po them që është e pamundur, sepse përderisa nuk e ndalon rregullorja atëherë çdo njeri mund të tentojë e të dojë të bëhet president apo presidente. Ky lajmi që qarkullon s’është i vërtetë, sepse unë do e thoja vetë po të ishte i vërtetë.