Celebrities Gossip Showbiz

“Industria!” Mos ndoshta jemi shumë pranë një bashkëpunimi mes Don Xhonit dhe Butrint Imerit?

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

E projekti më i fundit në fakt padyshim që ia ka mbushur zemrën plot të gjithë fansave të tij të zjarrtë. Reperi i hitit ‘Katile’ sapo publikoi EP-në e tij të parë (mini- album). Brenda vetëm para pak ditësh, artisti ka ndarë me ne katër prej këngëve të shoqëruara së bashku me videoklip.

Reperi, gjithashtu njihet edhe për miqësinë shumë të mirë që ka me këngëtarin Butrint Imeri dhe shpesh e postojnë njëri-tjetrin në rrjete sociale ku nuk i kursejnë fjalët më të mira që tregojnë afrimitetin mes tyre. Dyshja tanimë janë nën menaxhimin e Denis Avdiut dhe ky i fundit ka ndarë me ndjekësit një foto të dy artistëve dhe krahas ka shkruar: “Industria”.

Mos ndoshta menaxheri i tyre sapo na paralajmëroi për një duet mes djemve?

Mesa duket projekti më i fundit i Don Xhonit, mini-albumi ‘Shah Mat’ është pëlqyer shumë nga publiku e këtë e ka treguar vetë reperi me anë të një postimi ku është shprehur se bazuar në të gjitha statistikat albumi i tij është më i suksesshmi në tregun tonë.