Celebrities Gossip Music Showbiz

“Bazuar në të gjitha statistikat…”, Don Xhoni ua ka kaluar të gjithë artistëve?!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

E projekti më i fundit në fakt padyshim që do ia mbushi zemrën plot të gjithë fansave të tij të zjarrtë. Reperi i hitit ‘Katile’ së fundmi ka  publikuar EP-në e tij të parë (mini- album). Ky album përbëhet nga 4 këngë, të cilat mesa duket janë pëlqyer shumë nga publiku e vetëm pak më parë me anë të një postimi reperi është shprehur se bazuar në të gjitha statistikat albumi i tij është më i suksesshmi në tregun tonë.

A të shtoj ndonjë koment?  

Fakt: EP më e suksesshme në tregun tonë bazuar në të gjitha statistikat, views, streams e downloads 

Boki nuk ndalet

Shah Mat për jetë!

Kohëve të fundit Don Xhoni dhe Era Istrefi kanë trazuar rrjetin me postimet e tyre në rrjete sociale. Dueti i dyshes titullohet “Hala” dhe është publikuar 1 muaj më parë, bashkëpunim ky që e ka treguar suksesin që në fillim e deri më tani kënga ka kaluar 33 milionë klikime, e pritshme kjo nga dy artistë shumë të pëlqyer nga publiku. Një bashkëpunim të cilin Don Xhoni e cilëson si më të mirin mund të themi se është ende një nga këngët më të dëgjuara të momentit dhe e sigurt se klikimet e saj do të vazhdojnë të rriten, duke thyer ende rekorde.