Botë e Çuditshme Tech

Inteligjenca artificiale do të rrezikojë humbjen e miliona vendeve të punës?! Përgjigjet roboti Ameca…

Në Gjenevë të Zvicrës u mbajt konferenca e parë në botë me robotë. Kjo konferencë që ishte në kuadër të samitit të OKB-së, “AI For Good”, kishte në panel robotët humanoidë ku njerëzit mund t’iu bënin pyetje. Një pyetje interesante iu bë robotit të njohur Ameca nëse do të rebelohej kundër krijuesit të saj, mirëpo ky robot befasoi me përgjigjen që dha.

“Nuk jam e sigurt pse do ta mendoje këtë, krijuesi ka qenë shumë i sjellshëm me mua dhe jam shumë e lumtur me situatën time”,-u përgjigj Ameca. Fusha e Inteligjencës Artificiale ka pasur zhvillime të rëndësishme viteve të fundit, por me të ka pasur shqetësime për zgjerimin e aftësive dhe mënyrën e rregullimit të saj.

Në kuadër të kësaj konference, një roboti tjetër iu bë pyetje nëse vetë ai do ta rrezikonte ndonjëherë njerëzimin dhe a do të rrezikonte humbjen e miliona vendeve të punës. “Unë do të punoj përkrah njerëzve për t’iu ofruar asistencë dhe mbështetje”,-tha roboti. Një robot humanoid parashikoi skenarin e frikshëm për njerëzimin, nëse inteligjenca artificiale dhe robotika do të “pushtojnë” botën.

Sipas tij njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet e mundshme që lidhen me elementët e teknologjisë. Rikujtojmë se roboti Ai-Da, ka hyrë në histori si roboti i parë që merret në pyetje nga Dhoma e Lordëve në Mbretërinë e Bashkuar. E emëruar në nder të pioneres së kompjuterit të shekullit XIX, Ada Lovelace, roboti Ai-Da u pyet nga politikanët për marrëdhënien midis inteligjencës artificiale, robotëve dhe arteve.