Celebrities Gossip Showbiz

Ish-e dashura e Don Xhonit ofendon keqazi reperin: “Rusia nuk mposhtet, qullash!”

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

E kush është ndjekës fanatik i tj, padyshim ka dëgjuar për marrëdhënien e tij me modelen seksi ruse që sa vjen dhe na habit edhe më shumë. Fillimisht, Ariana e ‘gdhendi’ në trup portretin dhe emrin e reperit me një tatuazh dhe deri këtu u mendua si një gjest ‘i çmendur’ i një fanseje të tij. Mirëpo, deklaratat në rrjete sociale, video-t live ku i thonin njëri- tjetrit “të dua” dhe mbështetja e madhe që tregonin për njëri- tjetrin na kishte bërë të kuptonim se mes tyre kishte diçka më shumë.

Megjithatë prej pak ditësh gjithçka mes tyre ka marrë fund. Kështu lanë në fillim të kuptohej përmes rrjeteve sociale. Ishte Ariana ajo që bëri një postim në llogarinë e saj në Instagram duke lënë të kuptohet se i ka dhënë fund romancës me reperin.

Pas ndarjes, modelja i ka pasur të shumta dedikimet për Xhonatanin në rrjetet e saj sociale, por duket se marrëdhënia mes dyshes tanimë nuk është në më të mirën e saj, madje gjërat nuk janë aspak mirë. Së fundmi, reperi është shfaqur në shoqërinë e politikanit kosovar, Gani Geci, teksa ish-deputeti ka postuar një foto me të dhe krahas në formë shakaje për historinë e dashurisë së artistit ka shkruar: “Ky djali nga Drenica me emrin Don Xhon i vetmi deri më tani që e ka mundur Rusinë”.

Duket se kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak Ariana-s, e cila teksa ka ripostuar këtë lajm, krahas ka ofenduar rëndë ish-partnerin e saj duke i dalë në krah vendit të saj.

Rusia nuk mposhtet, qullash

Tani na mbetet të presim vetëm reagimin e Don Xhonit…