Celebrities Gossip Showbiz

Don Xhoni i jep fund lidhjes së tij me modelen e njohur?!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

E kush është ndjekës fanatik i tj, padyshim ka dëgjuar për marrëdhënien e tij me modelen seksi ruse që sa vjen dhe na habit edhe më shumë. Fillimisht, Ariana e ‘gdhendi’ në trup portretin dhe emrin e reperit me një tatuazh dhe deri këtu u mendua si një gjest ‘i çmendur’ i një fanseje të tij. Mirëpo, deklaratat në rrjete sociale, video-t live ku i thonin njëri- tjetrit “të dua” dhe mbështetja e madhe që tregonin për njëri- tjetrin na kishte bërë të kuptonim se mes tyre kishte diçka më shumë.

Megjithatë duket se gjithçkaje i ka ardhur fundi. Të paktën kështu kanë lënë të kuptohen të dy ata përmes rrjeteve sociale. Gjatë ditës së djeshme, ishte Ariana ajo që bëri një postim në llogarinë e saj në Instagram duke lënë të kuptohet se i ka dhënë fund romancës me reperin. Ajo shkroi:

Ishte një histori e bukur, mirupafshim.

Më pas ajo postoi dhe një Story pasardhëse, ku shkroi mbi përkushtimin që ajo kishte treguar gjatë kësaj kohe. Ariana vijon:

Mënyrën e përkushtimit që unë ta dhashë ty nuk jepet as nga qentë më besnik. Tani mund të jesh krenar me veten.

Ndërkohë, dyshja tashmë kanë larguar njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram. As Don Xhoni dhe as Ariana nuk ndiqen më, duke na konfirmuar kështu se ndarja qenka e vërtetë.

Së fundmi në rrjet qarkulloi një video ku dukej se reperi ishte gjendur në një situatë jo shumë të mirë, ku ai dukej teksa mbahej nga bodyguard-ët pasi po tentonte të qëllojë një tjetër djalë të panjohur për publikun. Video ishte e filmuar nga një club nate që ndodhet në Bruksel.

E disa orë më parë, reperi ka treguar të vërtetën e asaj video duke bërë gjithashtu dhe një thirrje për mediat. Me anë të një postimi në Instastory ai u shpreh se nuk ka pasur një konflikt mes tij dhe dikujt tjetër, por ka ndërhyrë për të ndarë të tjerë, teksa bodyguard-ët e kanë larguar artistin duke mos dashur që ai të përfshihet.