Celebrities Gossip Showbiz

“Të dua!”, Don Xhoni dhe modelja ruse deklarata dashurie për njëri-tjetrin

Fama e reperit, Don Xhoni duket se po arrin në nivele ndërkombëtare, pasi së fundmi ka ndjekës dhe nga Rusia. Reperi i hitit “Make a pose”, ka postuar në rrjete sociale shpesh mbështetjen që merr nga fansat atje.

Por të gjithëve ju ka tërhequr vëmendjen modelja seksi, Ariana Li-Rey, e cila ka bërë për të një tatuazh që do ta ketë gjithë jetën në trupin e saj. Ajo ka pikturuar portretin e Don Xhonit, në gjithë parakrahun e saj. Ky gjest është vlerësuar shumë nga reperi, i cili e ka ripostuar menjëherë.

Video-t që Ariana poston me këngët e Don Xhonit janë të shumta dhe është vënë re qartazi afrimiteti mes të dyve. Dyshimet shtohen kur ata të dy në një video-live i thonë “Të dua” njëri-tjetrit në gjuhën përkatëse të secilit.

@ccvlkx

#fy #donxhoni #albania #perty

♬ suono originale – ccvlkx

Nuk dimë me siguri se cila është marrëdhënia mes tyre, por veprat po flasin shumë.