Gossip Showbiz

Ish-supermodelja kërcënon babain e saj me burg, cili është shkaku?

Ish-supermodelja dhe ylli i shfaqjes “America’s Got Talent” Heidi Klum dhe babai i saj Gunther janë aktualisht në mes të një beteje të çuditshme ligjore mbi të drejtat tregtare mbi vajzën e madhe të modeles, 17-vjeçaren Leni, e cila është gjithashtu një modele.

75-vjeçari Gunther mori emrin e Lenit si një brend tregtar dhe e regjistroi në Bashkimin Evropian në mars të këtij viti dhe ai bëri të njëjtën gjë me pseudonimin e mbesës së tij Mausekatze. 47-vjeçarja tani ka vendosur të sfidojë të drejtat e babait të saj dhe të përpiqet të fitojë legalisht emrin e Leni-t për veten e saj.

Avokati gjerman Stephan Ruben tha për revistën “Bild” se:

Nëse Gunther Klum shkel të drejtat e një pale të tretë, ai do të kërcënohet me një ndalim të përdorimit të emrit, i cili, nëse miratohet, do t’i kushtojë 250.000 euro ose gjashtë muaj burg.

Gunther gjithashtu këmbënguli se ai ishte i ngarkuar me mbrojtjen e të drejtës së kopjimit, ose markat tregtare të familjes dhe meqenëse Leni u pagëzua sipas nënës së tij, ai beson se e drejta për të përdorur emrin duhet t’i takonte atij. Ai tha për gazetën britanike “Mirror” se:

Unë kërkova emrin e vërtetë të Leni-t disa muaj më parë. Ajo u pagëzua sipas nënës sime Leni. Të drejtat për të mbrojtur emrin e Leni Klum më përkasin mua.

Deri disa vjet më parë, Gunther ishte gjithashtu menaxher i Heidi-t, por kjo marrëdhënie përfundoi në vitin 2019 kur modelja u martua me Tom Kaulitz nga grupi muzikor “Tokio Hotel”.

Ndërkohë, ish-burri i Heidi-t, muzikanti Seal, i cili adoptoi Leni-n, tha se nuk ishte i lumtur që Leni ndoqi hapat e nënës së saj dhe ajo vendosi për një karrierë si modele.