Celebrities Showbiz

“Dukej sikur koha kishte ndalur”, Chiara Ferragni reagon pas operacionit të Fedez!

Artisti i njohur italian Fedez, iu nënshtrua një operacioni një ditë më parë, pak pasi ai zbuloi se vuante nga një sëmundje. Lajmin e bëri të ditur vetë ai nëpërmjet fotove dhe videove të postuara në llogarinë e tij në Instagram me fansat. Fedez ka treguar se operacioni i tij delikat ka shkuar me sukses dhe se është shëndoshë e mirë.

Nga ana tjetër, Chiara Ferragni ka reaguar duke postuar një seri fotosh ku ishte së bashku me bashkëshortin e saj. Ajo u shpreh se si e përjetoi të gjithë këtë përvojë dhe se sa e frikësuar është ndjerë. Blogerja shkroi:

Kjo ishte pak a shumë java jonë pas zbulimit të sëmundjes së Fedez që çoi në operaicionin e tij: U shkëputëm pak kohë nga rrjetet sociale, kaluam sa më shumë kohë me fëmijët, shkuam për shumë vizita dhe testime, shkuam për shëtitje, hëngrëm akullore në një stol, kaluam pak kohë me miqtë e tij më të ngushtë, regjistruam pak muzikë (ai krijoi dhe unë dëgjova), fjetëm me Leo-n në shtratin tonë (ai zakonisht fle në dhomën e tij) dhe festuam ditëlindjen e tij të 4-të. Pjesa më e madhe e kësaj kohe u duk si një mjegull: dukej sikur koha kishte ndalur dhe isha e frikësuar si kurrë më parë në jetën time se diçka e keqe mund të ndodhte.

 

Menjëherë pas kësaj, ajo postoi disa foto nga ditëlindja e katërt e djalit të saj, Leone, ku shkroi:

Të shtunën e kaluar ishte ditëlindja e katërt e Leones. Ne kishim organizuar një festë të madhe me të gjithë shokët e klasës dhe miqtë e tij pasi ai nuk i kishte festuar vërtet dy vitet e fundit për shkak të pandemisë, por na u desh ta ndryshonim atë një ditë më parë: babi duhej të kalonte një operacion të martën dhe ishte e rëndësishme që të mos infektohej me Covid para kësaj (pra jo aq shumë njerëz të përfshirë). Kështu që ne kishim vetëm pesë miqtë e tij më të mirë që erdhën dhe familjen. Humori ynë nuk ishte më festivi i mundshëm, por përfundoi një festë e mrekullueshme për të voglin tonë. Mirënjohëse për këto kujtime.