Së fundmi, një zhytës vuri re diçka metalike pranë bregut të Sardenjës, Itali. Ministria e Kulturës njoftoi se kjo çoi në zbulimin e dhjetëra mijëra monedhave romake bronzi. Monedhat, të cilat datojnë në gjysmën e parë të shekullit të katërt, u gjetën në një vend me rërë, mes algave të detit, pranë bregut verilindor të ishullit. Data e zbulimit nuk është bërë e ditur nga ministria. Numri i monedhave të gjetura nuk dihet ende saktësisht, po ato vlerësohet të jetë të paktën 30,000 monedha dhe ndoshta 50,000.
Rikujtojmë, se një djalë 9-vjeçar, duke luajtur pas shkollës, zbuloi së fundmi aksidentalisht një monedhë romake 1800-vjeçare në Bremen të Gjermanisë. Një denar argjendi i rrallë romak nga koha e perandorit Marcus Aurelius, i cili sundoi 161-180. Bjarne e gjeti verën e kaluar në Bremen-Arsten teksa luante me shokët e tij të klasës. Ai e mori monedhën në shtëpi dhe më pas bashkë me prindërit iu drejtuan arkeologëve të qytetit.